E Enjte, 5 Nëntor 2026

GREQI – Sekuestrohen 200 kilogramë kokainë në një kontejner frigoriferik me karkaleca

ATHINË, 23 maj /ATSH-DPA/- Më shumë se 200 kilogramë kokainë janë sekuestruar nga policia greke në qytetin port të Pireut.

Policia tha sot se kokaina ishte fshehur në një kontejner frigoriferik, të ngarkuar me karkaleca nga një vend i Amerikës së Jugut. Katër burra të moshave nga 36 deri në 64 vjeç u arrestuan.

Hetuesit grekë gjurmuan bandën e drogës pas një informacioni nga Administrata Amerikane e Ndjekjes së Drogës.

“Para arrestimit të tyre, banda kishte fituar rreth 5 milionë euro (5,4 milionë dollarë) nga trafikimi i tyre”, tha policia.

Vlera e tregut të kokainës së sekuestruar nga ekspertët vlerësohet në rreth 500,000 euro.

Evropa Juglindore konsiderohet si një qendër kryesore e tregtisë së paligjshme të drogës.//a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›