MOSKË – Putin viziton Bjellorusinë në udhëtimin e dytë jashtë vendit që nga mandati i ri

MOSKE, 23 maj /ATSH-DPA/ – Presidenti rus Vladimir Putin do të udhëtojë në Bjellorusi për një vizitë shtetërore dyditore.
”Putin do të takohet me homologun e tij bjellorus, Alexander Lukashenko për të diskutuar çështjet kryesore ndërkombëtare”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Të dy vendet janë aleatë të ngushtë dhe Minsku ka ofruar mbështetje për pushtimin rus të Ukrainës pa marrë pjesë drejtpërdrejt në konflikt.
Lukashenko vizitoi Moskën për herë të fundit më 9 maj për paradën ushtarake të Ditës së Fitores së Rusisë.
Vendi i tij është shumë i varur nga Rusia për mbështetje ekonomike, politike dhe diplomatike.
Vizita do të jetë udhëtimi i dytë i Putinit jashtë vendit që nga marrja e detyrës për një mandat të pestë në fillim të majit, pasi vizitoi Kinën javën e kaluar.
”Putin priti mbretin e Bahreinit Hamad bin Isa Al Khalifa në Moskë”, thuhet në një njoftim të Kremlinit./ /os/