E Hënë, 2 Nëntor 2026

GREQI – Tërmet i fuqishëm në Athinë

ATHINË, 9 shtator /ATSH-DPA/-  Një tërmet i fuqishëm ka tronditur kryeqytetin grek Athinën.

Tërmeti me magnitudë 5.2 i befasoi shumë njerëz duke i zgjuar nga gjumi mbrëmë pas mesnatës.

Në vendpushimin turistik Nea Styra, në ishullin Evia, banorët dolën në rrugë dhe qëndruan atje për orë të tëra në disa raste.

Televizioni “ERTnews” transmetoi pamje një emision nate, ku kamerat u tundën për gati tridhjetë sekonda.

Sizmologët deklaruan në mediat greke në mëngjes se nuk ka arsye për shqetësim, pasi në këtë rajon zakonisht nuk ndodhin tërmete shumë të fuqishme.

Efthymios Lekkas, presidenti i Shoqatës Greke për Tërmetet dhe Sizmologjinë, i tha “ERTnews” se kishte pasur disa pasgoditje më të vogla.

Ai shtoi se tërmeti i fuqishëm ka shumë gjasa të ketë qenë goditja kryesore, megjithatë duhet pritur aktivitet i mëtejshëm sizmik. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›