E Hënë, 2 Nëntor 2026

TEL AVIV – Ushtria izraelite kryen sërish sulme në Liban dhe Siri

BEJRUT, 9 shtator /ATSH-DPA/- Ushtria izraelite ka kryer sërish sulme në Liban dhe Siri.

“Në Liban, një automjet u godit nga një dron izraelit”, tha Agjencia Shtetërore Kombëtare e Lajmeve (NNA).

“Një person u plagos rëndë gjatë sulmit, rreth 25 kilometra në jug të kryeqytetit Bejrut”, tha NNA.

Ndërkohë, Agjencia Arabe e Lajmeve Siriane (SANA) tha se sulmet ajrore izraelite kishin goditur qytetet si,  Homs dhe Latakia. Fillimisht nuk pati raportime për të vdekur.

Ministria e Jashtme në Damask dënoi ashpër sulmet e ripërtërira, duke i quajtur ato një shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar që rrezikon sigurinë e të gjithë rajonit.

Ushtria izraelite tha se po hetonte incidentet.

Sulmet izraelite kanë vazhduar pothuajse çdo ditë në Liban – pavarësisht një armëpushimi me milicinë “Hezbollah” të mbështetur nga Irani, e cila hyri në fuqi në nëntor.

Ushtria izraelite ka kryer gjithashtu sulme të rënda në Sirinë fqinje që nga rënia e ish-diktatorit Bashar al-Assad në dhjetor.

Kritikët kanë akuzuar Izraelin se po përpiqet qëllimisht të destabilizojë vendin pas përmbysjes. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›