GREQI/ Zgjedhjet, sipas sondazheve SYRIZA parti fituese
Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen të dielën në Greqi, partitë do të zhvillojnë mitingjet përmbyllëse duke u apeluar grekëve për mbeshtetje. Sondazhet paralajmërojnë një fitore të partisë SYRIZA.
Tonet mes partive greke kanë qenë të ashpra duke hedhur akuza për rivalët, ku debatet më të forta kanë qenë mes Partisë Demokracia e Re dhe radikalëve të SYRIZA-s.
Sondazhet nxjerrin fituese pikërisht SYRIZA-n dhe kjo ka ngjallur frikën në tregjet greke dhe europiane pasi SYRIZA ka deklaruar se në rast fitoreje, do të ndërpresë bashkëpunimin me FMN-në dhe do të shikojë mundësinë e heqjes dorë nga Euro.
Kreu i SYRIZA, Alexis Cipras ka thënë se do të anulojë një pjesë të borxhit dhe do të negociojë masat shtrënguese të Trojkës ndaj shtetit Grek dhe do të rishkojë pozicionin e saj në raport me Greqinë. Ai ka deklaruar se poshtërimit kombëtar po i vjen fundi. “Askush, nuk mund të trembë apo shantazhojë një popull të lënduar, një popull të tradhtuar dhe të poshtëruar. E diela nuk është dita e huadhënësve dhe përfaqësuesve të tyre në greqi, pasi të dielën ne do të japim përgjigjen e qartë: jo më borxh, jo më nënshtrim, jo më poshtërim”, ka thënë Cipras përpara mbështetësve të SYRIZA, në mitingun përmbyllës.
Partia Demokracia e Re, e kryeministrit Andonis Samaras e ka cilësuar SYRIZA-n si rrezik për Greqinë dhe ekonominë greke madje duke e akuzuar se në qoftë se SYRIZA do të fitojë në zgjedhjet e së dielës, do të instalojë një regjim si në Korenë e Veriut. Samaras ka deklaruar se: “Qethja e borxhit të Greqisë është e pamundur”.
Surprizë në këto zgjedhje është edhe partia e krijuar së fundmi nga ish-kreu i Pasok, Jorgos Papandreu dhe Partia “Lumi” e cila pretendon të dalë forca e tretë.Ndërkohë “Agimi i Artë” hyn në këto zgjedhje si një parti e akuzuar publikisht si organizatë kriminale.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
