E Shtunë, 31 Tetor 2026

"GSH" boton sot dokumentin sekret të 9 janarit

Sipas rrëfimit të tre personave të flotës detare shqiptare, ka një lloj mbulimi të së vërtetës nga ana e strukturave përgjegjëse shtetërore të kohës, madje edhe ish-presidenti ka heshtur përballë një situate të tillë. 

TIRANE- Në vijim, pas dëshmisë së publikuar para pak ditësh në “Gazeta Shqiptare” të Sokol Bizhgës, në numrin e sotëm të kësaj gazete zbardhet dëshmia e 3 oficerëve të Marinës Detare Shqiptare; Ilir Manco, Artur Meçollari dhe Subi Zeneli. Sipas rrëfimit të tre personave të flotës detare shqiptare, ka një lloj mbulimi të së vërtetës nga ana e strukturave përgjegjëse shtetërore të kohës, madje edhe ish-presidenti ka heshtur përballë një situate të tillë. Ngjarja sipas raportimit të flotës detare ka nisur në orën 19 e 40 minuta të datës 9 janar 2004, kur anija Ogi e distriktit të
ë orën 19.40, anija “OGI” e D2D (Distrikti i 2-të Detar) u njoftua nga Policia e rendit në Vlorë se në Travese ndodhje një objekt i vogël që rrezikon të mbytet dhe kërkon ndihmë. Vihen në lëvizje të gjitha strukturat si Shefi i Shërbimit) D2D i cili komunikoi me Zyrën Operacionale të Rendit në Vlorë duke i kërkuar numrin e telefonit të atij që njoftoi.
Në të njëjtën kohë i kërkohet informacion Guardia di Financa në Sazan për një informacion që jepej në veri-perëndim të Rrugëve të Bardha. Në kontaktin telefonik mësohet se mjetit i ishin fikur motorët dhe personat po prisnin ndihmë, ndërkohë që në telefon dëgjoheshin të thirrura njerëzish dhe zhurma e dallgëve të deti. Pas 9 minutash
Saktësohet vendndodhja e gomones së rrezikuar si dhe u njoftua edhe pala italiane në Sazan. Në orën 20.00 nis operacioni i kërkim shpëtimit. Për orë të tëra kushtet atmosferike ishin të këqija. Në orën 08.35 anija OGI jep koordinatat e gomones së mbytur, e cila ndodhej në kuadratin 40 14 V – 19 17 V, dhe informacionin se në gomone janë 8 njerëz. Nuk specifikohet nëse janë gjallë, apo jo. (Pikërisht për fatin e kësaj gomoneje nuk jepen shpjegime të mëtejshme as edhe në këto dëshmi, ndërkohë që përshkruhet vetëm itinerari i anijes italiane, e cila gjeti gomonen tjetër). Gjithka vazhdon me orë të tëra kur Në orën 16.15, motovedetat R-216 dhe R-215 dalin nga baza e Sazanit me gjithsej 20 trupat e mbytur dhe pas një ore mbërrijnë në molin e Vlorës. Për 8 personat që u raportuan nga anija Ogi nuk jepet asnjë e dhënë.
Duke iu rikthyer misterit të 9 dhe 10 janarit 2004, Nikollë Mhillaj, kreu i shoqatës 9 janari dhe njëkohësisht dhe babai që ka humbur djalin e tij insiston në dyshimin se shteti fshehu trupat e 8 personave pa i deklaruar të humbur 
(NEWS24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›