Berisha: Fushatë nxirëse ndaj kartave për arsye elektorale
Kryeministri kundersulm ndaj opozitës. Berisha tha se me deklaratat për kartat e identitetit po bëhet një “fushatë nxirëse” në emër të fushatës elektorale. "Qeveria e ka garantuar infrastrukturën për zgjedhjet e 28 Qershorit", siguroi ai opoziten
TIRANE-Vetëm një ditë pasi opozita akuzoi qeverinë se ka cuar në një rrugë pa krye procesin e kartave të identitetit, Kryeministri Berisha ka reaguar sot duke u kundërpërgjigjur me akuza ndaj të majtëve. Në mbledhjen e radhës të qeverisë të zhvilluar gjatë ditës së sotme, kryeministri Sali Berisha deklaroi se PS ka ndërmarrë këtë fushatë nxirëse ndaj kartave të identitetit për arsye elektorale. “Me zhurma të pabaza, opozita do të nxijë realitetin për procesin e kartave të identitetit. Theksoj se ky proces po ecën me ritme të suksesshme”, tha Berisha para kabinetit të tij. Kreu i qeverisë shtoi më tej se janë rreth 12 mijë aplikime në ditë për karta identiteti nga ana e qytetarëve dhe se vetëm në Tiranë rreth 125 mijë qytetarët janë pajisur me dokumentin e ri të identitetit.
Nën këtë temë, Berisha kujtoi vitin ’97 kur u aplikua për zgjedhje votimi me karta që u shpërndanë falas, por që përfunduan më pas në Lanë. Duke theksuar rëndësinë që kanë kartat e identitetit që sipas Berishës këto dokumenta jo si të ‘97’ës barazojnë shqiptarët me qytetarët e Europës. Për këto arsye, tha kryeministri i kërkoj opozitës të pushojë “fushatën nxirëse”.
Berisha vazhdoi deklaratën duke theksuar edhe takimin e djeshëm me përfaqësuesit e ODIHR të cilëve u prezantoi situatën me kartat e identitetit në vend si dhe përgatitjet për procesin zgjedhor. “U kërkova përfaqësuesve të ODIHR të dërgojnë me 28 Qershor numrin më të madh të vëshguesve që kanë dërguar ndonjëherë në historinë e zgjedhjeve shqiptare”, tha Berisha.
Në këtë mbledhje qeverie, kreu i qeverisë siguroi me anë të një mesazhi drejtuar opozitës “të jenë të qetë për zgjedhjet, pasi unë u garantoj infrastrukturën më të mirë për këto zgjedhje parlamentare”, u shpreh Berisha.
Dje në një takim me përfaqsuesit e ODIHR, kryesocialisti Edi Rama u përshkroi procesin me kartat e identitetit si një proces të dështuar që po rrezikon procesin zgjedhor.
(d.b/BalkanWeb)