E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gabimi i Gentës

Genta Ismajli do u kthehet angazhimeve si këngëtare, pas përmbylljes së edicionit të pestë të ‘’Gjeniu i vogël”, ku ajo ishte anëtare jurie.

Përgjatë 15 javëve, në skenën e teatrit të televizionit “Klan” u ngjitën plot 32 fëmijë, që  u vlerësuan nga  katër anëtarët e jurisë, përbërë nga kompozitori dhe drejtori artistik i “Gjeniut”, Adrian Hila, mexosopranoja Vikena Kamenica, kantautori Pirro Çako dhe Genta.

Finalja pa dyshim ishte nata me më shumë emocion, ku këngëtarët e vegjël patën mundësinë të këndonin me emra të mëdhenjë të muzikës shqiptare, që nga Vikena Kamenica, Pirro Çako, Aurela Gaçe etj.

Genta Ismajli bëri një performance shumë energjike në skenë me Erandën, një nga gjashtë finalistet.
Ato interpretuan hitin e Beyonce, ‘’Single ladies”, ku përveç vallëzimit plot ritëm, nuk mbeti pa u komentuar edhe veshja e Gentës.

Ajo kishte zgjedhur kostum me ngjyrat bardh dhe zi, por që në pjesën e pasme, zbulonte më shumë se që duhej. Ky model i veshjes ishte i gabuar, duke pasur parasyhh se bëhej fjalë për një performance me fëmijë dhe emision që shikohet në masë të madhe nga femijët dhe familjarët e tyre. /Indeksonline/

/>  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›