Krasniqi: MC Kresha në PDK

Reperi MC Kresha, i është bashkuar kolegëve të tij të shumtë, që duket të kenë ambicie politike. Ai është anëtarësuar në Partinë Demokratike të Kosovës, gjatë një tubimi të mbajtur sot në Mitrovicë.
Këtë e ka konfirmuar Memli Krasniqi Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, nëpërmjet rrjeteve sociale.
Kreshnik Fazliu i njohur me pseudonimin Mc Kresha, është kengetar i njohur i muzikës rep nga qyteti i Mitrovicës.
Ai ka qenë shpesh në fokusin e mediave kohët e fundit, veçanërisht pas lidhjes që pati me këngëtaren Rozana Radi.
Por tani, ai ka lënë pas këtë histori, duke u angazhuar shumë në muzikë. Para pak muajsh ka dalë në treg edhe albumi i tij i tretë “Air Force", ndërsa Kresha po punon në realizimin e projekteve të reja. /Indeksonline/