E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gabriel: Merkel, fajtore për suksesin e radikalëve grekë

Kreu i partisë kryesore opozitare në Gjermani tha se qëndrimi radikal mbi kursimet i kancelares Angela Merkel i ka shtyrë votuesit grekë drejt partive radikale.

Lideri i social-demokratëve Sigmar Gabriel tha në një intervistë që botohet të enjten nga e përjavshmja Die Zeit se diktati i paimagjinueshëm u kursimeve i Merkelit e ka shtyrë Greqinë në prag të kolapsit.

Gabriel tha se si pasojë, radikalët e krahut të djathtë dhe armiqtë e Evropës kanë hyrë në parlament.

Greqia po përballet me krizë politike, pas zgjedhjeve të së dielës, në të cilat partitë që mbështesin masat e kursimit pësuan humbje të thella.

Krahu radikal i të majtëve Siriza që është renditur në pozitën e dytë pas zgjedhjeve dhe që duhet të formojë qeverinë deri të premten- tha se zgjedhjet kanë shfuqizuar marrëveshjen për kredi të Greqisë. Në zgjedhje shënoi fitore të madhe edhe ekstremi i djathtë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›