E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gadafi:"Do të mbrojmë Libinë, naftën dhe dinjitetin"

Kolonel Gadafi, ka folur sërish para mbështetësve të tyre. Në sheshin e Gjelbër në Tripoli, lideri libian, ka deklaruar se është gati të mbrojë Libinë, naftën dhe dinjitetin". Sipas tij kjo është Libia e cila uli në gjunjë Italinë, " Kendoni, kërceni dhe përgatituni. “Unë jam në mes të masave, dhe ne do të luftojmë dhe ti mundim ata” ka bërë thirrje Gadafi.
 

Ai ka akuzuar dhe mediat e huaja, duke i cilësuar ato qen, dhe ka deklaruar se do jetë krah mbështetësve të tij, që të luftojnë protestuesit kundër Gadaf.

" Me njërëz të armatosur ne do të mbrohemi nga agresioni. Nëse do të jetë e rëndësishme do të hapim depot e armëve që të armatosim popullin Libianë, dhe Libia do të kthehet në një fushë të kuqe", ka deklaruar ashpër Gedafi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›