E Diel, 1 Nëntor 2026

Gadafi zotohet të vazhdojë luftën

Televizioni shtetëror i Libisë ka shfaqur pamje ku lideri Moamer Gadafi i është drejtuar një turme në kryeqytetin Tripoli, duke thënë se forcat e tij do të vazhdojnë të luftojnë kryengritjen në vend.

Raportet thonë se forcat besnike të Gadafit sot kanë vrarë të paktën dy protestues.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të takohet sot për ta diskutuar gjendjen në Libi.

Pas takimit të jashtëzakonshëm në Bruksel, NATO-ja tha se nuk do të ndërhyjë në krizën libiane, por do të vazhdojë ta ndjekë situatën për së afërmi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›