E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaddafi Ngjarjet ne Libi nje farse


Lideri libian Muammar Gaddafi i ka cilësuar si “një farsë” evenimentet që po zhvillohen në Libi dhe i ka bërë thirrje popullit që të mos i besojë “ndryshimit të regjimit”.

Në një mesazh audio të transmetuar sot nga televizioni sirian Al Rai, koloneli ka deklaruar se sistemi i pushtetit në Libi bazohet tek vullneti i popullit dhe për rrjedhojë nuk mund të lëvizet.

Më pas ai ka theksuar se avionët e NATO-s në një pikë të caktuar nuk do të jenë më në gjendje të vazhdojnë operacionet e tyre në Libi.

Zëdhënësi: Gaddafi ndodhet në Libi

Muammar Gaddafi ndodhet ende në Libi, ka humor të mirë dhe një ushtri të fuqishme që i ruan shpatullat. Kështu ka deklaruar sot zëdhënësi i liderit tashmë të rrëzuar të Libisë, Moussa Ibrahim.

“Lideri është në gjendje të mirë shëndetësore, me moralin e lartë dhe ndodhet në Libi”, ka deklaruar Ibrahim në një komunikim telefonik me agjencinë e lajmeve “Reuters”.

“Ndryshe nga sa mendon bota, beteja nuk ka mbaruar ende. Ne jemi ende shumë të fuqishëm, ushtria jonë është gjithnjë e më e fortë dhe ne kontrollojmë pjesë të mëdha të Libisë”, ka shtuar zëdhënësi.

Libi, kryengritësit vazhdojnë sulmet

Kryengritësit, apo forcat pro-qeverisë së përkohshme në Libi po avancojnë, megjithëse me ngadalë, në Sirte, e konsideruar si fortesë e besnikëve të Kolonelit Muamar Gedafi. Përleshjet janë intensifikuar edhe në Bani Valid.

Vendndodhja e kolonelit nuk dihet ende. Ai është në arrati prej muajit gusht, kur forcat kryengritëse morën nën kontroll Tripolin. Besnikët e tij vazhdojnë të mbajnë nën kontroll Sirten, Bani Validin dhe disa qytete të tjerë, ndërsa trupat e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit po përpiqen të marrin nën kontroll të gjithë Libinë.

Një zëdhënës i Këshillit Ushtarak në Misurata, në bregdetin mes Sirtes dhe Tripolit tha se kryengritësit kanë avancuar, duke ju afruar prej 7 km qendrës së qytetit.  

Lëvizja e tyre është e ngadaltë, shpeshherë janë vënë në shënjestër të granatave dhe armëve. Sipas BBC-së, ka raportime kontradiktore, ndërsa zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit flet për kontrollin e aeroportit dhe një baze ajrore, në terren kryengritësit thonë se vazhdojnë luftimet në afërsi të aeroportit.  

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Bërnjak, KFOR heq telat me gjemba
Serbia kthen mbrapsht kamionët nga Kosova
Shpërthim në Ankara, viktima
Fushë-Krujë, ndalohet arratisja nga burgu
Barrikadat, Rexhepi: Bisedime me KFOR e EULEX
Pronat, problemet më të mëdha janë burokratike

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›