E Diel, 1 Nëntor 2026

Japoni cyber-sulm sistemit te mbrojtjes


Prodhuesi numër 1 i armëve në Japoni ka konfirmuar se ka qenë viktimë e një sulmi kompjuterik që kishte si objektiv të dhënat mbi raketat, nëndetëset dhe impiantet bërthamore të vendit.

Kompania Mitsubishi Heavy Industries deklaroi se gjeti viruse në më shumë se 80 servera dhe kompjutera të saj muajin e kaluar.

Qeveria japoneze tha se nuk ishte ne dijeni për ndonjë rrjedhje të informacioneve të rëndësishme. Por Ministria e Mbrojtjes i ka kërkuar MHI-së që të kryejë një hetim të plotë. Autoritetet në Tokio u acaruan pasi mësuan për lajmin nga mediat japoneze.

Në një konferencë për shtyp, ministri i Mbrojtjes, Yasuo Ichikawa tha se agresorët informatikë nuk arritën të depërtonin në dosje me informacione të rëndësishme, por ai theksoi se MHI duhet të udhëzohet për të ndërmarrë një rishikim të sistemeve të saj të kontrollit.

“Ministria do të vazhdojë të monitorojë problemin dhe të kryejë hetime nëse do të jetë e nevojshme”, deklaroi Ichikawa.

Të gjithë kontraktuesit e qeverisë janë të detyruar të informojnë ministrat për cdo rrjedhje të informacioneve të rëndësishme apo të klasifikuara.

“I takon Ministrisë së Mbrojtjes të vendosë nëse informacioni ishte apo jo i rëndësishëm, jo MHI-së”, deklaroi zëdhënësi i dikasterit zyrtar.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga shkenca Kinë, klonohet derri hero
36 ditë pas tërmetit të 12 majit të vitit 2008 në provincën kineze të Sichuan, që solli një bilanc prej 80 mijë të vdekurish dhe të zhdukurish, u gjet nën rrënoja nga pronarët e tij, një derr.
Teoria e materies së errësirës
Parashikimet e shkencëtarëve për materien misterioze të errësirës, që pritet të mbulojë pjesën më të madhe të universit, ndoshta duhet të rishikohen.
Krijohet ena artificiale e gjakut në 3D
Enë artificiale gjaku të krijuara në një printer 3D mund të përdoren së shpejti për transplantin e organeve të krijuara në laboratore. Klima, akujt e Artikut në minimum
Pakësimi i akujve të Arktikut këtë vit ka arritur nivelin e dytë më të ulët historik. Gjenden në qelibar ngjyrat e dinozaurve
Puplat dhe ngjyrat e dinozaurve nuk janë më një mister. Ato janë zbuluar, pasi kanë mbetur të izoluara në qelibar për 70 milionë vjet.

Lajmet kryesore

Bërnjak, KFOR heq telat me gjemba
Serbia kthen mbrapsht kamionët nga Kosova
Shpërthim në Ankara, viktima
Fushë-Krujë, ndalohet arratisja nga burgu
Barrikadat, Rexhepi: Bisedime me KFOR e EULEX
Pronat, problemet më të mëdha janë burokratike

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›