Gaddafi Silvio me ndihmo

Në 5 gusht, koha kur fati i konfliktit në Libi nuk ishte vendosur ende, Muammar Gaddafi i dërgoi një letër Silvio Berluskoni-t.
Lidershipi libian ishte në vështirësi të mëdha dhe sic pretendon e përjavshmja franceze "Paris Match", autore e 'scoop'-it të atij që pretendohet të jetë mesazhi i fundit i dërguar kryeministrit italian nga koloneli, Gaddafi nis dorazi një letër-apel për ndihmë.
Pavarësisht kërcënimeve publike ndaj Italisë për përfshirjen e saj, privatisht ish-diktatori shpreh ndjenja miqësie për njeriun që vetëm pak muaj më pare, e kishte pritur në Romë me nderimet më të larta. Në këtë letër, Gaddafi Vdes GaddafiVarroset në fshehtësi Muammar GaddafiVarri i Gaddafi-t, në shkretëtirë Ekzekutori: Ja përse e vrava Gaddafin shkruante :
"I dashur Silvio!
Po ta nis kete leter me ndihmen e bashkekombasve te tu, qe kane ardhur ne Libi per te na sjelle mbeshtetjen e tyre ne nje moment kaq te veshtire per popullin e xhamahirijase se madhe. U befasova nga qendrimi i nje miku, me te cilin kam vulosur nje traktat miqesie, favorizues per te dy popujt tane. Prisja nga ana jote qe te pakten te interesoheshe per faktet e te tentoje nje ndermjetesim perpara se t'i jepje kesaj lufte mbeshtetjen tende. Nuk te fajesoj per ato pergjegjesi qe nuk jane te tuat, sepse e di mire qe ti nuk e miratoje kete aksion, i cili nuk te nderon as ty e as popullin italian. Por mendoj se e ke akoma mundesine te besh nje hap prapa e te lesh te interesat e dy popujve tane te mbizoterojne. Te jesh i sigurte se une dhe populli libian jemi te gatshem ta harrojme dhe ta kthejme kete faqe te erret ne marredheniet e privilegjuara mes dy popujve tane. Ndaloji bombardimet qe po vrasin vellezerit dhe femijet libiane. Fol me miqte dhe aleatet e tu e bindi te arrijne nje marreveshje e cila ta ndaloje kete agresion. Shpresoj qe Zoti fuqiplote te te udheheqe ne rrugen e drejtesise"
Letren Berlusconi-t, sipas 'Paris Match', ia kane derguar Alessandro Londero dhe bashkeshortja e tij Yvonne di Vito, drejtues te 'Hostessëeb', agjensia e vajzave qe gjalleruan vizitat e fundit te kolonelit ne Itali. "Ne 'Palazzo Chigi', - vazhdon e perjavshmja franceze,- mesazhi i Gaddafi-t nuk pati kurrfare jehone".
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Durrës, gjendet i djegur në makinë oficeri i SHISH-it
Dyshohet për vetëvrasje
Shkatërrimi i Erzenit, shteti hesht
Paralajmërimi i FMN-së, Kodheli: Qeveria të marrë masa
Hetimi i zgjedhjeve në Tiranë
Venecia: Nisni me reformën