E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali qeveria Berlusconi ne rrezik


Qeveria italiane rrezikon të bjerë për shkak të mosmarrëveshjeve mbi reformat ekonomike, ka paralajmëruar një nga aleatët kyc të kryeministrit Silvio Berlusconi.

Lideri i partisë Lega Nord, Umberto Bossi deklaroi se qeveria është në rrezik dhe se vendi ndodhet në “kohë të rrezikshme”.

Partia e tij, një aleat i rëndësishëm në koalicionin qeveritar, ka refuzuar propozimet për rritjen e moshës së pensionit në 67 vjec.

Partnerët evropianë të kryeministrit Berlusconi kanë kërkuar prej tij veprime konkrete brenda së enjtes në mënyrë që të sigurohet qëndrueshmëria e tregjeve.

Në një samit Qeveria është në rrezik. Situata është shumë e vështirë dhe shumë e rrezikshme. Jemi në një moment dramatik

Umberto Bossi
Kryetar i partisë Lega Nord të mbajtur gjatë fundjavës, zoti Berlusconi u ironizua publikisht nga presidenti francez Nicolas Sarkozy dhe kancelarja gjermane Angela Merkel.

Ata thanë se është jetike që borxhi publik i Italisë të reduktohet në një kuotë të besueshme në vitet e ardhshme.

Italia, vendi me ekonominë e tretë më të madhe të eurozonës, duhet të kthejë rreth 600 miliardë euro në obligacione në tre vitet e ardhshme për të rifinancuar borxhin e rritur.

Rritja e moshës së pensioneve është një nga reformat kyce ekonomike të kërkuara nga partnerët në Bashkimin Evropian në këmbim të mbështetjes për obligacionet.

Por zoti Bossi e ka hedhur poshtë idenë e shumëpërfolur për një qeveri teknike, të përbërë nga ekspertë për të cuar përpara reformat.

“Qeveria është në rrezik. Situata është shumë e vështirë dhe shumë e rrezikshme. Jemi në një moment dramatik”, ka deklaruar Bossi për gazetarët. Kriza Financiare
Kriza e Eurozonës, shtyhet zgjidhja
Vatikani: Liria e tepërt shkaku i krizës
Bursat në vendnumëro, pritet pakti i Eurozonës

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Durrës, gjendet i djegur në makinë oficeri i SHISH-it
Dyshohet për vetëvrasje
Shkatërrimi i Erzenit, shteti hesht
Paralajmërimi i FMN-së, Kodheli: Qeveria të marrë masa
Hetimi i zgjedhjeve në Tiranë
Venecia: Nisni me reformën

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›