"Gafa" e Gjunkshit: Topi emëron vetëm gjeneralët
SHBA- Shefi i shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, sqaroi dje, çështjen e emërimit të komandantit të Forcës Detare. Gjunkshi tha dje, në një intervistë për radion "Zëri i Amerikës", se emërimi i personelit deri në gradën kolonel është e drejtë e ministrit të Mbrojtjes, ndërsa gjeneralët emërohen nga Presidenti.
Deklarata e Gjunkshit është një gafë e rëndë nëse i referohemi nenit 169 të Kushtetutës, pika 3, ku thuhet se "Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit emëron dhe shkarkon shefin e Shtabit të Përgjithshëm, si dhe me propozim të ministrit të Mbrojtjes, emëron dhe shkarkon komandantët e forcave tokësore, detare dhe ajrore".
"Unë jam njohur me këtë; pavarësisht se jam në SHBA kam marrë informacionet edhe për këtë situatë. Dua t'ju siguroj juve dhe të gjithë ata që na ndjekin, që është ligji për të drejtën e komandimit, i cili deri në gradën kolonel i jep të drejtën ministrit të Mbrojtjes për të bërë emërimin, në detyrën e Komandantit të Forcës detare. Sot, kjo forcë nuk ka aktualisht një gjeneral. Në momentin që të ketë gjeneral, atëherë detyrimisht edhe kjo do të kalojë për të ndjekur procedurat. Ky është komenti im",- u shpreh Xhunkshi për Zërin e Amerikës".
Në kundërshtim me ligjin themeltar të shtetit, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami me urdhërin e datës 23.1.2012, ka vendosur që "Kapiteni i Rangut të Parë, Ferdinand Kreshpani, deri tani me detyrë komandant i Flotijës Detare Jugore, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet me detyrë komandant i Forcës Detare". Skandali u denoncua dy ditë më parë nga opozita, në mbledhjen e komisionit parlamentar për Sigurinë Kombëtare.
(el.me/GSH/BalkanWeb)