E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gafa e Sarah Palin: Sulmet në Boston, të pushtohet Republika Çeke!

530B360F-16C5-48CB-95E2-D9F8E91850F9_w640_r1_s_cx0_cy6_cw0Ish-kandidatja republikane për nënpresidente të SHBA-së, Sarah Palin, ka lëshuar gafën e radhës,  madje një super gafë. Ajo ka bërë thirrje për pushtimin e Republikës Çeke, në përgjigje të sulmeve terroriste në Boston. Në një intervistë për Fox News, Palin deklaroi se edhe pse hetuesit federalë nuk kanë përfunduar ende punën e tyre, koha për veprim është tani. Nuk dimë ende gjithçka rreth të dyshuarve, por dimë se ata kanë qenë myslimanë nga Republika Çeke, ka thënë Palin duke iu referuar vëllezërve Tamerlan dhe Dzhokhar Tsarnaev, të cilët akuzohen për kryerjen e sulmeve në Maratonën e Bostonit, më 15 prill. Të mos ndalojmë vetëm në Republikën Çeke; ti ndjekim të gjitha vendet arabe. Arabët duhet të dinë se nuk mund të vijnë këtu dhe të kryejnë shpërthime. Të vendosim bomba në Islamabad, të djegim Pragën dhe të bombardojmë Teheranin, ka thënë Palin. Edhe pse drejtuesit e emisionit, Steve Doocy dhe Gretchen Carlson, kanë duartrokitur qëndrimet e Palinit, ata kanë bërë përpjekje të përmirësojnë gabimet e shumta të saj gjeografike, por ka qenë e pamundur. Sulmuesit e dyshuar të Bostonit janë nga Çeçenia dhe jo Çekia.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›