FSHF ndryshon stadiumin dhe qytetin për miqësoren Shqipëri-Bullgari
FSHF ndryshon stadiumin dhe qytetin për miqësoren Shqipëri-Bullgari
FSHF ka ndryshuar vendimin në minutat e fundit në lidhje me stadiumin ku do të luhej miqësorja e luksit e kombëtares U19. Miqësorja e datës 20 Prill 2013 ndërmjet kombëtares U19 të drejtuar nga i mirënjohuri Foto Strakosha dhe asaj të Bullgarisë ishte planifikuar të luhej ne qytetin e Pogradecit në fushën sintetike në orën 13.00, sipas njoftimit në faqen zyrtare të FSHF-së. Ndeshja në të kundërt me çka ishte lajmëruar publiku i gjerë u transferua të luhej në qytetin e Korçës në orën 12.00. Në lidhje me këtë vendim Federata e Futbollit Shqiptar ska dhënë asnjë shpjegim.
***************
Pique: Iku koha e gjermanëve, nuk kemi frikë nga Bajern
Champions, Barça nuk ka fituar kurrë në Mynih
Barcelona nuk ka mundur të fitojë kurrë në fushën e Bajernit në një kompeticion zyrtar dhe bilanci i tre transfertave në Mynih është prej dy barazimesh e një humbje. Në vitin 2009, pavarësisht një fitore të bujshme 4-0 (dy gola Messi, Etoo, Henry) në Camp Nou, në një ndeshje me eleminim direkt të Champions League, katalanasit barazuan në Allianz Arena. Fitorja në këtë ballafaqim është edhe fitorja e vetme e Barçës në historinë e përballjeve mes dy klubeve, pasi në dy rastet e tjera Bajerni kishte arritur të fitonte në transfertë. Për herë të parë, të dy klubet u përballën midis tyre në gjysmëfinalet e Kupës UEFA në vitin 1996. Në ndeshjen e vajtjes, në Olympiastadion të Mynihut, Barça arriti një barazim 2-2, pas golave të Witeczek e Scholl për vendasit dhe Garcia e Hagi për spanjollët. Pavarësisht shpresave që ngjalli ky barazim me gola jashtë, në Camp Nou, Barcelona u nënshtrua me reazultatin 1-2, pas golave të Witeczek dhe Markus Babbel. Për Barçën realizoi vetëm Ivan dela Penja. Të dy klubet u vendosën kundër edhe në fazën e grupeve të Champions League 1998-99. Bajerni fitoi në Mynih 1-0, me gol të Effenberg dhe përsëriti një fitore 1-2 në Camp Nou, me gola të Zickler e Salihamidzic, ndërsa për Barcelonën golin e vetëm e realizoi braziliani Giovanni.
Pique: Iku koha e gjermanëve
Nga ana tjetër Gerard Pique është shprehur në një intervistë për AS se nuk ka aspak frikë nga forma e shkëlqyer e Bayern Munchen në kuadër të gjysmëfinales së parë të Ligës së Kampioneve mes bavarezëve dhe katalanasve. Mbrojtësi i Barçës deklaroi: Kemi përballë një kundërshtar shumë të fortë, por të mos harrojmë se edhe ne jemi një skuadër e madhe dhe ka ikur koha kur futbolli luhej 11 kundër 11 dhe fitonin gjithmonë gjermanët. Ne i kemi dhënë fund asaj epoke. Barcelona dhe Spanja luajnë një futboll që ka ndryshuar historinë. Katalanasit do të luajnë kundër Bayern me probleme të mëdha në mbrojtje. Puyol dhe Mascherano janë të dëmtuar, ndërsa Adriano është i pezulluar. Në këtë mënyrë, Tito Vilanova do të fusë në formacion përkrah Pique të riun Marc Bartra. Bartra është gati për një sfidë të tillë. Në stërvitje është shumë i fuqishëm dhe do i zëvendësojë më së miri lojtarët që na mungojnë në prapavijë, theksoi qendërmbrojtësi spanjoll.