Gafa e ministrit të Sporteve, gabim me emrin e trajnerit
TIRANE- Në vend që euforia të ishte në radhët e ekipit kuksian, kjo natyrshëm për arritjet që po bën në kompeticionin e Europa League, duke kaluar tri ture, duket se euforia ka pushtuar Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ose më saktë kreun e kësaj ministrie, Visar Zhiti. Në letrën përshëndetëse që kjo ministri i dërgon ekipit kuksian, bie në sy gafa që është bërë në rreshtin e tretë, ku është ngatërruar emri i trajnerit të Kukësit, Armando Cungu, me një tjetër. Nëse emri është shënuar mirë, pra Armando, mbiemri është pa lidhje, pasi në stafin e skuadrës së Kukësit nuk ekziston asnjë person me mbiemrin Ruçi dhe jo më me Armando Ruçi. Formaliteti i kryer në këtë rast ka rezultuar një gafë dhe ka krijuar ilaritet tek ata që e kanë lexuar, duke sfumuar përshëndetjen dhe dashamirësinë e kësaj ministrie apo të vetë ministrit Visar Zhiti.
MBESHTETJA
Ministria e Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, përveç ndonjë aktiviteti simbolik për sportin, nuk është se e ka mbështetur shumë sportin, madje shumë federata po vuajnë ngërçe dhe bllokime statutore, dhe kjo ministri, sidomos vitin e fundit, nuk ka zgjidhur asgjë me ndërhyrjet e saj, madje duke agravuar shpesh situatat. Ministri (jo vetëm Zhiti), nuk ka qenë i fushës së sportit dhe për pasojë shumë nisma kanë mbetur pezull. Ndërsa futbolli pothuaj nuk është mbështetur, edhe kur bëhej fjalë për një ndeshje kyç të Kombëtares, si ajo me Norvegjinë, për një shpërblim ekstra, por që nuk mori miratimin.
PRESIDENTI NISHANI
Ndryshe nga MTKRS-ja, institucioni i Presidencës së Shqipërisë ka bërë mirë detyrën, duke u interesuar fillimisht për numrat e telefonave të pjesëtarëve të ekipit të Kukësit, presidentit, trajnerit dhe të tjerëve. Menjëherë pas sigurimit të numrave, vetë Presidenti Bujar Nishani ka uruar personalisht me anë të telefonit presidentin e Kukësit, Safet Gjici, si dhe trajnerin Armando Cungu. Ndër të tjera, Presidenti Nishani ka uruar: “Na zbardhët faqen, rritët jo vetëm emrin e Kukësit, por gjithë Shqipërisë, rritët prestigjin e saj. Ju përshëndes edhe për korrektësinë dhe ndershmërinë në lojërat që keni zhvilluar. Suksese të mëtejshme në misionin tuaj!”.
URIMET
Urimet për suksesin historik të Kukësit kanë qenë të shumta, që nga Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili i pari uroi ekipin nëpërmjet rrjetit social “Facebook” dhe deri te tifozët e thjeshtë. Telefoni i presidentit Gjici dhe i trajnerit Cungu, dje gjatë gjithë ditës nuk ka pushuar nga SMS-të dhe telefonatat. Të shumta kanë qenë urimet edhe nga Kosova, Maqedonia, por edhe nga shqiptarët në Europë apo SHBA. Sportistë, aktorë të futbollit, presidentë klubesh apo njerëz të thjeshtë e kanë quajtur vërtet mrekulli këtë që arriti të bëjë Kukësi. Edhe mediet e huaja i kanë thurur elozhe Kukësit, se si një ekip kaq modest arrin të eliminojë gjigantët e Metalurg Donjeckut, me një buxhet prej 19 milionë eurosh dhe me një president që i kalon 1 miliard eurot pasuri. Por ëndrra vazhdon; imagjinoni sikur Kukësi të eliminonte edhe Trabzonsporin.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)