E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gafa me emrin e Ismail Qemalit

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama denoncoi në profilin e tij në rrjetin social Tëitter, gafën e rëndë me emrin e Ismail Qemalit në shtatoren e vendosur në nder të tij ditën e hënë në Tiranë.

“Shikojeni si ia kanë shkruar vulgarët emrin Ismail Qemalit në shtatoren e përuruar sot. Për faqen e zezë!”, shkruan Rama duke e shoqëruar postimin e tij me një foto të shkrepur nga shtatorja ku emrit të “babait të shpalljes së Pavarësisë”, i mungon shkronja fundore “l”.

Shtatorja e Ismail Qemalit, vepër e skulptorit Odise Paskali u nxorr nga Muzeu Kombëtar ku qendroi për vite dhe në përurimin e saj merrnin pjesë krerët e shtetit shqiptar.
Përvjetori i Pavarësisë
100-vjetori rikthen ambasadorët amerikanë
Nderime heronjve të Pavarësisë
Mesapik, memorial për Ismail Qemalin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›