E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaga-Cyrus-Perry, striptizëm në MTV Video Music Awards

Në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve MTV Video Music Awards ishin Lady Gaga, Miley Cyrus dhe Katy Perry ato që tërhoqën të gjithë vëmendjen edhe pse nuk ishin të nominuara për çmim.

Këngëtaret performuan gjatë spektaklit dhe të treja zgjodhën të dilnin në skenë të veshura sa më pak që ishte e mundur.

Lady Gaga dhe Miley Cyrus kënduan vetëm me të brendshme, ndërsa Katy Perry zgjodhi një uniformë boksiereje.

E para që u zhvesh ishte Lady Gaga, e cila performoi këngën e saj më të re Applause.

Më pas u ngjit në skenë Miley Cyrus me këngën We Cant Stop.

Ndërsa Katy Perry u shfaq më e përmbajtur gjatë performancës së këngës së saj më të fundit me titull Roar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›