E Diel, 1 Nëntor 2026

Timberlake, fituesi kryesor i MTV Video Music Awards

Justin Timberlake është fituesi kryesor i çmimeve të kanalit muzikor, MTV, të dielën pasi e fitoi çmimin për videon më të mirë të vitit në MTV Video Music Awards.

Timberlake e fitoi çmimin për Mirrors në të njejtën natë kur ai u ribashkua me pjesëtarët e tjerë të grupit NSync me të cilët fitoi famë vite me parë.

Grupi muzikor amerikan janë të parët që u nderuan me çmimin, Michael Jackson Vanguard Video Award, hera e parë që u dha ky çmim nga MTV.

Në këtë ngjarje, fitues të tjerë ishin edhe Macklemore & Ryan Lewis pasi e morrën çmimin për videon më të mirë në kategorinë hip-hop për videon e këngës, Cant Hold Us.

Ata u nderuan edhe për videon më të mirë me mesazh social me videon e këngës, Same Love, këngë kjo që konsiderohet si himn për martesën.

Fitues të tjerë janë edhe Taylor Swift, Bruno Mars, Selena Gomez dhe Thirty Seconds to Mars.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›