Gaiani ambasadori i ri italian ne Tirane

Është Massimo Gaiani, emri i ambasadorit të ri italian në Tiranë. Ministria e Punëve të Jashtme bëri të ditur emërimin, e bërë kohët e fundit nga Këshilli i Ministrave.
Ai do të zëvendësojë Saba D’Elian i cili drejtonte selinë diplomatike në Shqipëri që nga 15 shtatori i vitit 2007.
Ambasadori i ri ka një karrierë diplomatike gati tridhjetëvjeçare, ka punuar në selitë diplomatike në Montreal, Bruksel dhe Uashigton.
Massimo Gaiani, që ka lindur në vitin 1956 në Adis Abeba, ka mbuluar disa poste të ndryshme si këshilltar Diplomatik i ministrit për Politikat Komunitare apo koordinator i Sekretarisë në Komitetit Ndërministror për Çështjet e Bashkimit Europian.
Bashkë me Massimo Gaianin, u emëruan edhe ambasadorët italianë në Ekuador dhe në Irlandë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Vizat, Brukseli ngre zërin!
Votohet për ndryshimin e rregullores së azilkërkuesve
Vizat, Fajon: Pezullimi i dëmshëm
Mitrovicë, KFOR përplasje me serbët
Korcë, bllokohen 37 kg marijuanë
Energjia, Shqipëria ka shkelur traktatin