E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galatasaray në dorën e një trajnereje femër!

Galatasaray do të luftoj për titull në kampionatin turk deri në fund të edicionit nën drejtimin e një trajnereje femër. Trajneri i skuadrës, Fatih Terim është dënuar me 9 ndeshje pezullim, që do të thotë se ai nuk do të mund të jetë trajner në ndeshjet e fundit kampionale.

Fatih Terim do ta lerë skuadrën e Galatasary në dorën e një femre. Behët fjalë për Duygu Erdogan. E lindur në vitin 1988, ajo ka luajtur në futbollin profesionist të femrave në Turqi, ndërsa më pas nisi të stërvisë skuadrat e moshave të Besiktas, përpara se të bëhej pjesë e stafit teknik të Galatasaray.

Terim ka shumë besim te 25-vjecarja, e cila bashkë me zëvendëstrajnerin do të drejtojë skuadrën për nëntë javët e ardhshme ku do të mungojë Terim./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›