Galaxy, rinis kampionati amerikan, Beckham në pankinë

Skuadra e Los Angeles barazoi 0-0 në Kanada ndaj Torontos dhe zhgënjeu 20 mijë spektatorët e pranishëm. Anglezi i famshëm, ende jashtë fushe për probleme në kavilie
Pyetja që të gjithë të apasionuarit e futbollit amerikan (nuk janë shumë, por janë) bëjnë, gjatë këtyre ditëve, është: "Po Beckhami, atë ndeshje të kotë miqësore kundër Estonisë më 6 qershor, duhej patjetër ta luante?". Këtë pyetje e kanë shtruar edhe 20 mijë kanadezët që gjatë natës mbushën shkallët e stadiumit të Toronto F.C. me shpresën për të parë yllin anglez në lojë. Por u zhgënjyen: Becks, ende ishte jashtë fushës për shkak të plagës së marrë në kombëtare dhe të përkeqësuar ndeshjen e fundit me Real Madridin, u paraqit i veshur me një xhaketë dhe kollaro të kuqe. Shkoi në pankinë së bashku me shokët e Los Angeles dhe prej andej pa gjithë ndeshjen, e përfunduar 0-0 që duhet t'i ketë nxehur akoma më shumë gjakrat e tifozëve të pranishëm që kishin prenotuar prej muajsh biletën e takimit.
Asnjë gol
Mls, kampionati amerikan, nisi me një barazim pa gola për Galaxy, që pa praninë e Beckham janë një skuadër të lodhurish të ndershëm. Një formacion që, sipas gjasave, do të haste vështirësi edhe me klube të kategorive inferiore europiane. Prezenca e Spice Boy në Los Angeles, dihet, ka ngjallur prej ditësh një debat teknik: është thjesht një cështje kolosale marketingu. Por 16 minutat e luajtura në miqësoren kundër Celsit më 21 korrik janë gjithcka që bjondi David ka treguar deri më tani në Amerikë. Por duhet thënë se faji nuk është i tij: me një kavilje jashtë vendi, është thuajse e pamundur të zbresë në fushë, në cfarëdolloj niveli. E ka saktësuar edhe Don Garber, komisioner i Mls: "Të qëndrojë pa luajtur është vërtetë e rëndë për David – ka thënë -. Ai do të donte të luante menjëherë. Nuk do të zhgënjejë asnjë".
Kalendari
Kështu mund të jetë, por duke qenë se për të asistuar në garat e Los Angeles Galaxy duhet të prenotosh javë më përpara, tifozët e zhgënjyer në SHBA janë tashmë të shumtë. Është e vështirë që ekipi të dalë me sukses në ndeshjet me D.C. United dhe Neë England Revolution, skuadrat me të cilat do të përballlen Los Angeles Galaxy në jashtë fushës së tyre. Gjithashtu, Beckham duhet të deklarohet i pamundur për të luajtur edhe për takimet e kombëtares: miqësoren me Gjermaninë më 22 gusht, kualifikuesja e Euro 2008 kundër Izraelit dhe ajo katër ditësh pas saj me Rusinë. Nëse do të luante në këto ndeshje dhe do të vritej sërish, në Mls nuk do ta prisnin mirë.