Flash: Serie A, Emerson-Inter: Stop!

Agjenti i mesfushorit brazilian përgënjeshtron bisedimet me zikaltrit: "Puma" nuk do të lëvizë nga Madridi. Edhe Mancini kërkon të konfirmohet tek Roma, por pret një takim për zgjatjen e kontratës
Gjithcka shkon keq për Real Madridin. Nga njëra anë Ballack deklaron se është mirë në Londër, duke refuzuar në këtë mënyrë ftesën për në Spanjë nga Shusteri dhe nga ana tjetër merenguesat nuk po mundin të zgjidhin cështjet që i përkasin Emersonit dhe Kasanos, të cilët nuk bëjnë më pjesë në planet e teknikut të ri.
Talentit barez i kanë ardhur një sërë kërkesash nga Anglia, por si Bolton ashtu dhe Ëest e kërkojnë lojtarin në formë huaje, zgjidhje kjo që Realit nuk i pëlqen. Akoma më e komplikuar është zgjidhja për Emerson që dukej sikur kishte mbaruar punë me Interin; por, përgënjeshtrimi vjen menjëherë nga agjenti brazilian i lojtarit, Gilmar Veloz: "Inter kërkon Emersonin? Ai ka një kontratë edhe për dy vjet të tjera me Real Madridin. Nuk mund të flas për një cështje që nuk ekziston ".
Gjithësesi, Inter nuk e ka me nxitim, edhe sepse tifozët e Real Madridit nuk duan në asnjë mënyrë të rishohin Emersonin në Bernabeu, pas fërshëllimave të sezonit të kaluar dhe koha, si rezultat, luan e gjitha në favor të klubit zikaltër që mund të përfitojë një zbritje në llogarinë e kartonit të mesfushorit.
Mancini
Një tjetër i asistuar nga agjenti Gilmar Veloz, Amantino Mancini, kërkon të zgjasë raportin e tij me Romën. Kontrata e brazilianit skadon më 2009-n dhe futbollisti kërkon ta zgjasë: "Duhet rinovuar kontrata, është prioritet", ka thënë agjenti, por prioritet i Romës duket se është edhe Cicinho, për të cilin Rosella Sensi i ka ofruar Realit 1,5 milionë euro për ta marrë hua dhe më pas edhe 8 të tjera përfundimtare.
Ndërsa nga Gjermania, mbërrin një goditje e fortë për Torinon: Werder Bremen, ka zyrtarizuar ndërkohë blerjet e sulmuesit serb Dusko Tosic, protagonist i Europianit Under-21, i cili tashmë mbetet thjesht një ish-objektiv i merkatos granata.
Pato
Gjithashtu agjenti ka folur edhe për Pato dhe për ditën e tij të parë në Itali. "Është i ri por është mësuar të luajë në nivele të larta, duke parë së ka fituar Botërorin e klubeve me ish-ekipin e tij tashmë Internacionalin. Është një sulmues që mund të luajë si në të djathtë ashtu dhe në të majtë. Është duke punuar me qetësi dhe nuk ka frikë. Të martën përfundon vizitat mjeksore, më pas do të kthehet në Brazil dhe do të presë sistemimin në Milano".