E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galeria e Arteve dy ekspozita per 100 vjetorin e Pavaresise

Në kuadër të festimeve për 100 vjetorin e Pavarësisë Galeria Kombëtare e Arteve, krahas konkurseve për logon, për posterin e Pavarësisë dhe monumentin do të zhvillojë dhe një sërë aktivitetesh mjaft interesante. Për publikun shqiptar do të bëhet publik, koleksioni i artit modern anglez, na bën me dije drejtori i Galerisë Kombëtare Rubens Shima
Sipas tij Galeria Kombëtare e Arteve për këtë vit ka zgjedhur një kalendar artistik mjaft të pasur të përqëndruar në festimet e 100 viteve të themelimit të shtetit shqiptar.

Ndërkohë që në fokus në pjesën e dytë të sezonit artistik do jenë artistët e shquar shqiptarë, ku do të prezantohen koleksione të piktorëve të njohur Lin Delija, Ibrahim Kodra si dhe ekspozitë e dinastisë Marubi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›