E Diel, 1 Nëntor 2026

Ganiu eliminohet nga “Ferma Vip”, Erand Sojli suprizohet nga e motra, Alba ndëshkohet për thyerjen e rregullave

Takimi i radhës me Ferma Vip, në natën e nëntë të prime-it, dhuroi spektakël, emocione dhe rrëfime të papritura, në ekranin e Vizion Plus.

Një televotim i hapur prej ditës së premte, për pesë djemtë  Big Bastën, Erandin, Anderan, Yllin dhe Ganiun  i ndërpreu rrugëtimin këtij të fundit.

Edhe pse u bë pjesë e lojës një javë pas konkurrenteve të tjerë, Ganiu u shndërrua në një prej fermerët më të komentuar të këtij edicioni.

Ashtu siç parashikohet nga formula e këtij formati, i eliminuari i mbrëmjes kishte mundësinë të zgjidhte Kryefermerin. Ganiu i dha këtë titull Big Mamës,  një vendim që pritet të sjellë një kthesë të fortë në lojë.

Ky prodhim i Vizion Plus  nuk ndalet së dhuruari mesazhe të fuqishme emocione për çdo familje shqiptare.

I tillë ishte edhe rrëfimi i Erand Sojlit. Për herë të parë aktori tregoi në një tjetër dimension duke shpalosur shumë nga jeta e tij personale, siç është çështja e divorcit. Një mesazh shumë i fortë për një marrëdhënie, ndonëse të përfunduar ku mbizotëron mirëkuptimi.

Një letër emocionuese dhe motivuese nga e bija emocionoi jo pak fermerin por edhe publikun. Por surprizat nuk mbaruan këtu. Motra e Erandit, e cila prej kohës vuan nga një sëmundje e rëndë, gjithashtu u shfaq në ekran përmes një telefonate në video, ku tregoi fuqinë e ringritjes serish si dhe mbështetjen për aktorin.

Dinamikat e kësaj mbrëmje të nëntë tronditën edhe fermerë të tjerë. Ylli, u befasua nga një mesazh i papritur. Ish e fejuara e tij kishte dërguar një mesazh në redaksinë e Ferma Vip. Rreshta këto që ngritën pikëpyetje të mëdha.

Gjate kësaj jave Ylli ka treguat se jashtë ka qenë i martuar por tashmë ka nisur procesin e divorcit. Deklaratë kjo e cila nuk i ka pëlqyer aspak gruas së tij, e cila ka dhënë një tjetër version të ngjarjes.

Sa i përket këtyre akuzave, Ylli i ka cilësuar sulme ndaj imazhit të tij.

Gara e fortë dhe qëllimi për të arritur drejt finales tanimë është i qartë. Miqësitë që duket se shkonin përtej lojës janë krisur.

Thyerjet e përsëritura të rregullave nga Alba bënë që Again të marrë një vendim të prerë: Ajo do të shkojë automatikisht në televotim të hënën e ardhshme, së bashku me fermerët e tjerë të nominuar për eliminim.

Pesha e sfidave vazhdon të jetë e rëndësishme në këtë program. Ato përcaktojnë jo vetëm nominimet, por edhe buxhetin e javës. Fermerët arritën të fitojnë 88% të buxhetit, një shumë që do të mbetet e vlefshme deri në javën e ardhshme.

Kjo mbrëmje e nëntë u mbyll me atmosferë festive dhe muzikë. Ditëlindja e Esterit u festua gjatë, me praninë e veçantë të ish-fermeres së edicionit të parë, Xhesika Polo.

Këto dhe të tjera zhvillime mund t’i ndiqni në Ferma Vip 1 dhe Ferma Vip 2 , po ashtu në rrjetet tona sociale si dhe në kanalin zyrtar të youtube./vizionplus.tv

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›