E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Ester Alushi feston ditëlindjen në “Ferma VIP”, cili nga djemtë surprizoi aktoren në mesnatë

Aktorja e njohur dhe tashmë banorja e “Ferma VIP”, Ester Alushi, ka festuar sot ditëlindjen e saj të 23-t në një atmosferë të veçantë brenda reality show-t. Një moment mjaft i ndjerë ndodhi në mesnatë kur ajo u surprizua nga shoku i saj në fermë, Ylli, i cili kishte porositur një tortë të personalizuar për të shënuar ditën e saj të lindjes.

Surpriza u prit me shumë emocione nga Ester, e cila nuk i mbajti dot lotët. Ajo falenderoi banorët për urimet dhe gjestin e veçantë të Yllit. Mes muzikës, duartrokitjeve dhe përqafimeve, atmosfera në fermë u kthye në një festë të ngrohtë, ndryshe nga ditët e zakonshme të sfidave.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›