Gara me “foto- finish” në Shkodër, Bardh Spahia i “Shtëpisë së Lirisë” arrin fitoren

Nuk ka më enigma në garën me “foto finish”, mes dy kandidatëve të “Shtëpisë së Lirisë” dhe të PS, për kryebashkiak të Shkodrës. Në përfundim të procesit të numërimit, fitues ka dalë kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Bardh Spahia.
“Një falenderim i përzemërt ndaj qytetarëve të bashkisë sonë. Theksoj se nga nesër unë do jem kryebashkiaku i të gjithë qytetarëve të Shkodrës. Për të gjithë demokratët, që për pak momente humbën rrugën, dera e shumicës është e hapur. Ju siguroj se nga nesër fillon një rrugëtim i ri në Shkodër, një ndryshim i madh. Puna e parë që do bëj është që do komunikoj siç duhet me bashkëqytetarët e mi “, deklaroi ai pasi shpalli fitoren.