Kandidatja e PS-së fiton bindshëm, Balla: Puna fillon menjëherë

Pas shpalljes së fitores së zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6-marsit, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla ndërsa i uroi suksese kandidates Eriselda Sefa, vuri theksin se çdo premtim i fushatës do të bëhet realitet.
“Faleminderit popullit të Lushnjes për këtë votë që nuk ka nevojë vetëm për shumë respekt të cilin do e bëjmë nëpërmjet punës duke ja kthyer respektin gjithë qytetarëve. Puna do të fillojnë menjëherë, Lushnja do të kthehet në një kantier ndërtimi dhe ne do të vazhdojmë pa ndërprerje, do të vazhdojmë me çështjet që lidhen me bujqësinë, tek investimet që lidhen me infrastrukturën dhe Lushnja e Kongresit do të marr vendin që i takon për numrin e investimeve që duhen për këtë Bashki”, theksoi Balla.
Balla shtoi me tej se do të vijojë puna me çështjet që lidhen me bujqësinë, tek investimet që lidhen me infrastrukturën dhe Lushnja e Kongresit do të marr vendin që i takon për numrin e investimeve që duhen për këtë Bashki.