E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Gara në inteligjencën artificiale, FBI paralajmëron për vjedhje të teknologjisë amerikane nga Kina

Byroja Federale e Hetimeve, FBI, njoftoi se Kina po vjedh teknologjinë e inteligjencës artificiale të zhvilluar nga Shtetet e Bashkuara, duke synuar të bëhet shteti lider në botë në këtë fushë.

“Shtetet kundërshtare, veçanërisht Kina, përbëjnë një kërcënim të madh për kompanitë amerikane dhe sigurinë kombëtare, duke vjedhur teknologjinë dhe të dhënat tona të Inteligjencës Artificiale për të avancuar programet e tyre të kësaj teknologjie dhe për të mundësuar fushata të ndikimit të huaj”, tha një zyrtar i lartë i FBI-së në një konferencë me gazetarë.

Kina ka një plan kombëtar për të kapërcyer Shtetet e Bashkuara si fuqia më e madhe e inteligjencës artificiale në botë deri në vitin 2030, por zyrtarët amerikanë thonë se pjesa më e madhe e përparimit të saj bazohet në teknologjinë e vjedhur amerikane. Më herët gjatë javës edhe Drejtori i FBI-së, Christopher Wray dha alarmin për synimet e Kinës lidhur me inteligjencën artificiale.

Ai paralajmëroi se pas viteve të tëra duke vjedhur si teknologjinë amerikane ashtu edhe rezervat masive të të dhënave, Kina është e pozicionuar mirë për të përdorur fuqinë e saj të gjerë kibernetike, me inteligjencën artificiale, në përpjekje edhe më të fuqishme hakerimi. Por, Pekini zyrtar i ka mohuar akuzat.

Gazetar: Artur Mata

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›