E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Izrael, vazhdojnë protestat/ Rezervistët e ushtrisë kërcënojnë të refuzojnë detyrën

Mijëra qytetarë izraelitë që valëvisnin flamurin vijuan me protestat në mbarë vendin edhe këtë fundjavë, duke kundërshtuar miratimin e paketës ligjore që kufizon pushtetin e Gjykatës së Lartë.

Nga kodrat e Galilesë veriore deri te rrugët që përshkojnë qendrën financiare të Tel Avivit, protestuesit, dolën nën temperaturat e larta duke u rënë daulleve dhe borive.

Ndryshimet në gjyqësor nga qeveria e djathtë e kryeministrit Benjamin Netanyahu, pjesa e parë e së cilave u miratua të hënën, ka krijuar një krizë të paprecedentë dhe një përçarje të thellë shoqërore, ndësa vendi po futet në javën e 31-të të protestave.

Plani i qeverisë ka tronditur edhe përkushtimin e rezervistëve të ushtrisë, ndërsa ka nxitur edhe paralajmërime të rrepta për pasojat ekonomike. isa organizata kanë apeluar tek Gjykata e Lartë për të shfuqizuar ligjin e ri, i cili i heq autoritetin vetë kësaj gjykate për të anuluar ato që i konsideron vendime ‘të paarsyeshme’ nga qeveria dhe ministrat.

Gjykata ka noftuar se do të dëgjonte argumentet në shtator, duke krijuar mundësinë për një përballje kushtetuese. Por Netenajhu tha se ndryshimi ishte i nevojshëm për të balancuar psuhtetin e qeverisë të dhënë nga populli me atë të gjykatës.

/rtsh.al/

Gazetar: Artur Mata

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›