E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Gara për 11 majin, Blushi: Rama u mbyll në “bunker”, Meta ka bërë edhe grevë urie për listat e hapura

I ftuar në Programin e Drekës në News24, ishte i ftuar Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, i cili deklaroi se në listat e pPS sot nuk ka socialistë të mirëfilltë.

Ai bëri një paralelizëm, ku tha se ndërkohë që presidenti i PL Ilir Meta është nga ata që kanë bërë grevë urie për hapjen e listave, kryeministri Edi Rama e mbylli veten në “bunker” duke nënkuptuar listat e mbyllura.

“Harruat të përmendni që Rama është futur zyrtarisht në bunker. E mbani mend deklaratat e tij se mund të mos kandidonte ose të ishte në listat e hapura.
Sot kemi Ramën në bunker dhe një listë pa socialistë të mirëfilltë. Kreu i PS është kandidat në listën e hapur sepse të mos harrojmë që zoti Meta ka qenë ndër të parët liderë që ka bërë edhe grevë urie për lista të hapura”, tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›