E Martë, 3 Nëntor 2026

Gara për President të SHBA-së, Kristi heq dorë 5 ditë para zgjedhjeve në Ajoa

Ish-guvernatori i Nju Xhersit, Kris Kristi (Chris Christie), është larguar nga gara presidenciale, peë ditë para zgjedhjeve të Ajoa (Iowa), duke i dhënë kështu një goditje kandidatit kryesor Donald Tramp (Trump).

“Unë do të sigurohem që në asnjë mënyrë nuk do t’i mundësoj Donald Trump të jetë përsëri president i Shteteve të Bashkuara”, tha aleati i Trump, i kthyer në kritik.

Duke iu drejtuar mbështetësve në një bashki të Nju Hampshire, Kristi tha se kishte arritur në përfundimin se nuk kishte asnjë rrugë drejt fitores.

“Fushatat zhvillohen për të fituar. Kjo është arsyeja pse ne i bëjmë ato. Është e qartë për mua sonte se nuk ka një rrugë për mua për të fituar nominimin. Qëllimi im nuk ka qenë kurrë të jem vetëm një zë kundër urrejtjes, ndarjes dhe egoizmit të asaj që partia jonë është bërë nën Donald Trump. Unë do të sigurohem që në asnjë mënyrë të mos i mundësoj Donald Trump që të jetë përsëri president i Shteteve të Bashkuara. Dhe kjo është më e rëndësishme se ambicia ime personale,” tha Kristi.

Largimi i tij vjen pesë ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të Ajoas, e para nga garat shtet pas shtet, në të cilat votuesit republikanë do të zgjedhin kandidatin e tyre të preferuar për president.

Fituesi eventual do të emërohet kandidati republikan në korrik, përpara se të vazhdojë të sfidojë kandidatin demokrat në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›