Dragusin zyrtarisht i Tottenham-it, prezantim në stilin “Dragon

Pas zbarkimit të tij në Londër dhe vizitave mjekësore tashmë është zyrtarizuar: Radu Dragusin është lojtar i ri i Tottenhamit dhe do të luajë në Premier League, siç njoftoi vetë klubi anglez përmes kanaleve të tij zyrtare (ndërsa italianët, si pjesë e të njëjtit operacioni zyrtarizuan ardhjen e Djed Spence në formë huazimi).
“Kemi kënaqësinë të njoftojmë nënshkrimin me Radu Dragusin nga Genoa, një skuadër e Serisë A”, kanë shkruar ‘Spurs’ në rrjetet sociale ku përveç fotove klasike rituale duke pozuar me fanellën e re, ka postuar një imazh të bukur të mbrojtësit 21-vjeçar (i cili u kërkua edhe nga Napoli e Bayern) në versionin ‘Dragon Ball’. Për rumunin, ish-Juventus, kontratë deri në vitin 2030 dhe fanellën me numër 6.