E Diel, 1 Nëntor 2026

Gara për drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, KLP përfundon vlerësimin, Edmond Koloshi kryeson renditjen përkundrejt Suela Belulit

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot seancën plenare të radhës, në prani të anëtarëve të Këshillit, përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë dhe misionit OPDAT.

Në përputhje me rendin e ditës të miratuar, Këshilli zhvilloi procedurën e intervistimit me kandidatët e garës për pozicionin vakant të drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Gjatë seancës, kandidatët Edmond Koloshi dhe Suela Beluli paraqitën para trupës së Këshillit platformat dhe vizionin e tyre lidhur me drejtimin e Prokurorisë së Durrësit.

Pas përfundimit të prezantimeve të platformave, Këshilli vendosi që në të njëjtën seancë të vijojë me procedurën e vlerësimit të kandidatëve përmes pikëzimit. Anëtarët e Këshillit realizuan vlerësimin individual për secilin kandidat nëpërmjet formularëve përkatës të pikëzimit.

Në përfundim të këtij procesi dhe pas relatimit të rezultateve për secilin garues, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi renditjen përfundimtare të kandidatëve që konkurruan për pozicionin vakant të drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, si më poshtë:

  • Edmond Koloshi – 458 pikë
  • Suela Beluli – 383 pikë

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›