E Diel, 1 Nëntor 2026

UNICEF: Çdo ditë në Gazë vritet nga një fëmijë që nga armëpushimi

Të paktën 300 fëmijë janë raportuar të vrarë në Gaza gjatë 300 ditëve që nga armëpushimi i tetorit 2025, ka deklaruar Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF).Kjo do të thotë se është vrarë mesatarisht një fëmijë në ditë. “Situata aktuale po dështon ndaj fëmijëve” ka thënë në një deklaratë Edouard Beigbeder, drejtori i UNICEF-it për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Fëmijët në të gjithë Rripin e Gazës vazhdojnë të strehohen në kushte të pasigurta dhe të papastërta, duke u përballur njëkohësisht me kequshqyerje akute dhe sëmundje, shtohet në deklaratë. /rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›