E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Gara për kreun e PD, Elezi: Pse Berisha i shmanget debatit? Jo aleancë me Ilir Metën

Ibsen Elezi, kandidat për kreun e Partisë Demokratike përballë Sali Berishës, e ka nisur nga Kukësi fushatën e tij për në krye të selisë blu. Në takimin që ai zhvilloi me disa mbështetës, në prani të mediave, deklaroi se ka kërkuar debat me Berishën, gjë e cila, sipas tij, është kundërshtuar. Elezi i bëri thirrje PD-së që të ndahet nga miti se në pushtet mund ta sjellë vetëm Berisha.

“Pse Berisha i shmanget debateve, që i kam kërkuar? Rruga e tij është një rrugë qorre. Nuk na çon askund. Duhet të bëjmë gjithçka për të shtrirë numrin e anëtarësisë sonë. Na duhet një mekanizëm që të përballemi me këtë sistem që kemi përballë. Kemi të bëjmë me një kundërshtar që është i organizuar në të gjitha nivelet. Nuk mund të kemi kurrsesi bashkëpunim me Ilir Metën, sepse është një parti që i përket boshtit të majtë. Ne po luajmë në politikë këtu. Nuk po bëjmë biznes. Nuk duhet të jetë qëllim primar qenia në pushtet.Edi Rama nuk e ka krijuar vetëm hegjemoninë e tij në Shqipëri. E ka krijuar së bashku me këta të tjerët“, tha Elezi.

/rtsh.al/

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›