E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ndahet nga jeta ish- deputetja e PS, Edlira Haxhiymeri

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, profesoresha Edlira Haxhiymeri, është ndarë nga jeta. Lajmi është bërë me dije nga familjarët. Zonja Haxhiymeri vuante nga një sëmundje e rëndë prej pesë vitesh dhe nuk mundi të fitojë betejën.

“Të dashur familjarë dhe miq, me pikëllim të madh ju njoftoj se nëna ime e shtrenjtë, Edlira Haxhiymeri, ndërroi jetë. Ju falenderoj për ndihmesën dhe mbështetjen që na keni dhënë gjatë më shumë se 5 viteve tejet të vështira ku luftuam me çdo mjet e mënyrë për të mposhtur sëmundjen e saj”, shkruan djali i saj në një postim në rrjetet sociale.

Edlira Haxhiymeri, pedagoge e shquar e Universitetit të Tiranës, ka shërbyer si deputete e Partisë Socialiste vite më parë. Ajo ka mbajtur edhe postin si sekretare organizative në selinë rozë. 

LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta ish-deputetja e PS

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›