Gara për kreun e PD/ Hani: Alternativa ime, ideja që do sjellë për shqiptarët. Kthimi i Bashës mbi bazë propagande

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Gjergj Hani, ka deklaruar se alternativa nuk është ai, por ideja që ai do sjellë për demokratët dhe shqiptarët.
Në fjalën e tij gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Hani u shpreh se priste që rikthimi i Lulzim Bashës në skenën politike, të ishte me ide dhe premisa të qarta dhe jo mbi bazë ideologjike dhe propagande.
“Kam qenë mbështetës i z.Basha dhe prisja që rikthimi i tij në skenën politike ndonëse linte për të diskutuar, do e pranoja nëse do vinte me premisa të qarta, se çfarë e ndan PD nga Berisha, filozofia politike e kësaj partie; dhe cilat ishin mënyrat që ai do përdorte për rindërtimin e PD për ta shkëputur nga nepotizmi, nga partia e kryetarit, e pazareve të pushtetit.
Kur pash që kthimi i tij u bazua në demagogji politike, e ndjeva si sfidë personale, me demokratët 104 mijë demokratët dhe mora përsipër që të sjell përpara shqiptarëve zërin e tyre. E bëra dhe që nesër demokratët të mos thonë që zgjodhëm z.Basha se s’ka njeri tjetër.
Alternativa ime nuk jam unë, por ideja që do sjellë për shqiptarët e demokratët. Do bëj ç’është e mundur të kontaktoj intelektualët që i afrohen ideologjisë së PD-së”, tha Hani.
/rtsh.al/