E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gara për kreun e Shtëpisë së bardhë, Donald Trump nuk kursen kundërshtaren: Kamala Harris nuk jep intervista sepse është ‘budallaçkë’

Të premten në mbrëmje në Montana, ish-presidenti Donald Trump bëri një kritikë të ashpër për zëvendëspresidenten Kamala Harris, duke theksuar mungesën e saj në intervista që kur ajo u bë kandidatja kryesore për demokratët pasi presidenti Joe Biden zgjodhi të mos kandidonte për një mandat të dytë.

“Që kur u bë kandidate presidenciale, ajo ka refuzuar të japë një intervistë të vetme”, deklaroi Trump para një audience të mbushur plot në Brick Breen Fieldhouse në Bozeman, që ndodhet në kampusin e Universitetit Shtetëror të Montanës, shkruan Matzav.com.

Ai shtoi: “E dini pse? Sepse është budallaçkë. Apo të japë një konferencë të vetme për shtyp. Ajo nuk do të japë një konferencë për shtyp. Nuk do ta bëjë”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›