Gara për kreun e ri të SPAK, KLP vendos datën dhe orën kur do pyeten 4 kandidatët

Prokurorët Adnand Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj janë 4 emrat që po kandidojnë për të marrë drejtimin e SPAK, pas përfundimit të mandatit të Altin Dumanit.
4 prokurorët do të intervistohen në datën 11 dhjetor, ora 9:00 nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Pasi të dëgjohen dhe të pyeten, ata do të kalojnë më pas në procesin e votimit, i cili do të ndodhë nën vëzhgimin e ndërkombëtarëve.
Për ta, SPAK do të vijojë të jetë prioritet edhe mbas përfundimit të mandatit në 18 dhjetor të kryeprokurorit Altin Dumani që mbas kësaj dite do të vijojë të mbajë stafetën e prokurorit të posaçëm./vizionplus.tv