E Hënë, 2 Nëntor 2026

TRONDITËSE! Popullsia në kufi mbijetese: 1 MILIONË kanë ikur, janë rritur të moshuarit

Eksperti i ekonomisë Azmi Stringa ka paraqitur një analizë të detajuar mbi lëvizjet demografike duke u bazuar në të dhënat e INSTAT-it.

Ai theksoi në QUO VADIS  se goditja më e madhe për vendin ka ardhur nga largimi masiv i të rinjve. Sipas tij, nga Shqipëria kanë emigruar 650 mijë persona deri në moshën 54 vjeç, përfshirë 300 mijë të rinj nën 24 vjeç, një shifër që ai e cilësoi alarmante.

Ndërkohë, ndryshe nga grupmoshat e reja, popullsia e moshuar është rritur me 250 mijë vetë, për shkak se kjo kategori nuk ka emigruar dhe ka vijuar plakjen brenda vendit.

Stringa paralajmëroi se Shqipëria nuk është më një vend i ri, siç konsiderohej prej vitesh, por një shoqëri që po plaket me ritme të shpejta për shkak të emigracionit masiv të të rinjve.

Pjesë nga biseda:

Stringa: Këtu është vendosur popullsia sipas secilës grupmoshë. Po të shihni, pjesa me portokalli është pjesa që ka ikur nga Shqipëria, që nuk është më sot. Ajo pjesë portokalli nuk gjendet më në vitin 2023. Pra, po ta shohim, ka ikur rinia në Shqipëri, kanë ikur fëmijët. Deri në 54 vjeç, ne na kanë ikur 650 mijë veta.

Borakaj: Sipas INSTAT-it.

Stringa: Po. Deri në moshën 24 vjeç, na kanë ikur 300mijë veta. Kjo pjesë është gjithë rinia. Ne nuk jemi më rini. Po çfarë na ka ndodhur? 400 mijë  kanë rënë në total. Por shihni pjesën më të bardhë, të moshuarit në Shqipëri janë rritur në këtë census. Ne jemi plakur.

Borakaj: Pra, nga një popullsi e re që konsideroheshim, tani tashmë jemi një popullsi e plakur.

Stringa: Ka pasur një zhvendosje të popullsisë. Popullsia e plakur është rritur, ndërsa popullsia rinore ka rënë. Kjo do të thotë që, nëse e marrim të mirëqenë që Shqipëria ka rënë me 400 mijë veta në total, duhet theksuar që ajo lart, popullsia e moshuar është rritur me 250 mijë. Të moshuarit janë rritur me 250 mijë sepse ata nuk kanë emigruar, kanë qëndruar këtu. Ai që ishte 50 vjeç u bë 60 vjeç.

Borakaj: Kjo sjell dhe pasoja sociale shumë të mëdha, se me kë rrinë ata, kush kujdeset për ta, për pensionin, shëndetësinë dhe të gjitha këto.

Stringa: Kjo na tregon dhe një gjë tjetër. Kush na ka ikur nga Shqipëria? Tregon që kanë ikur 650 mijë  veta. Na tregon se kush ka ikur: Ka ikur pjesa më vitale e shoqërisë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›