E Diel, 1 Nëntor 2026

Gara për lidershipin e PD, Berisha: E hapur për çdo anëtar, Kryesia do zgjedhë kë do mbështesë

Gara për zgjedhjen e lidërshipit të ri të partisë së djathtë më të madhe në vend është e hapur për çdo anëtar apo anëtare të PD që dëshiron të konkurojë për këtë post. Kryeministri Sali Berisha, i cili mban këtë detyrë momentalisht deri në dorëzimin e stafetës tek pasardhësi, përmes një mesazh drejtuar te gjithe drejtuesve te PD-se bën me dije se të enjten kryesia e Partise Demokratike do te mblidhet per vleresimin dhe shprehjen e mbeshtetjes se saj per kandidatin apo kandidaturat qe mendon se meritojne te mbeshteten prej saj zyrtarisht.

Gara per kryetarin e PD-se, nisi sot me shpalljen e kandidatures se pare. Ajo eshte e hapur per cdo antar dhe antare te PD-se qe desheron te konkuroje per lider te PD-se. Diten e enjte kryesia e Partise Demokratike do te mblidhet per vleresimin dhe shprehjen e mbeshtetjes se saj per kandidatin apo kandidaturat qe mendon se meritojne te mbeshteten prej saj zyrtarisht. Kjo nuk do te thote se jashte mbeshtetjes se kryesise se PD-se antar apo antare te Partise Demokratike mund te pengohen dhe nuk mund te konkurojne per kryetar te PD-se. Dallimi i vetem eshte se ata nuk do jene kandidatura zyrtare te Kryesise se Partise Demokratike thekson kryeministri Berisha.

Më tej Berisha ndërsa vë në dukje qëndrimin e tij për të mos rekomanduar asnjë person në veçanti, kërkon që asnje drejtues ne asnje nivel partiak apo qeverises te mos prononcohet publikisht apo jo publikisht per shkak te postit qe ka ne mbeshtetje te nje kandidati te caktuar, duke respektuar plotësisht pushtetin e votës së çdo anëtari të PD.

Une dhashe dorheqjen nga detyra e kryetarit te PD-se nuk bera asnje rekomandim per person te vecante per zevendesimin tim. Po keshtu, me kryesine e PD-se vendosem qe ne zgjedhjen e kryetarit te ri pushteti te kaloje teresisht tek antaret e PD dhe vota e tyre, duke mos bere asnje rekomandim per asnje person te vecante, por dhe duke mos penguar asnjeri te marre pjese ne kete gare, prandaj ne respekt te pushtetit te votes cdo antari te PD-se kerkoj qe askush te mos perdore pushtetin partiak, publik administrativ qe ka ne mbeshtetje apo lobim te nje kandidati te vecante. Pra asnje drejtues ne asnje nivel partiak apo qeverises te mos prononcohet publikisht apo jo publikisht per shkak te postit qe ka ne mbeshtetje te nje kandidati te caktuar. Ne kete proces cdo njeri prej nesh kemi vetem nje vote. Por cdo drejtues ne cdo nivel partiak apo ne qeverisje ka te drejt te loboje publikisht ose jo publikisht per kandidtatin e preferuar ose te bashkohet me stafin e tij vetem pasi ai ose ajo te kete dhene doreheqjen nga funksioni partiak apo publik qeverise qe mbane.Ju ftojme te shendrojme kete proces ne nje proces dinjitoz te PD-se per nje fillim te ri te fuqishem te saj përfundon kreu në detyrë i PD-së.

Deri më tani kemi dy pretendentë për garën e lidershipit të selisë blu, të cilët kanë shpallur zyrtarisht kandidimin. Të hënën ishte Aleksandër Biberaj, i cili shpalli kandidimin për kryetar të Partise Demokratike të Shqipërisë, pasi sipas tij ka marrë mbështetje të madhe nga demokratët.

Biberaj përmes rrejtit social fb e cilëson kandidimin e tij si synim për të ringjallur vlerat më të mira të demokracisë, për të institucionalizuar mirë-funksionimin e demokracisë së brëndshme, bazuar në konkurencën e ndershme, në meritokracinë dhe kontributet e gjithëseicilit, sipas modelit të Partive Popullore Europiane.

Ndërsa gjatë ditës së sotme ishte deputeti Sokol Olldashi.Në një deklaratë të shkurtër për mediat Olldashi është shprehur se futet në këtë garë dhe se kërkon që të përfaqësojë denjësisht vlerat e demokratëve ndërsa tha se ka qenë pjesë e PD-së prej 23 vitesh në opozitë dhe në pushtet.

Deri në enjten në mbrëmje pritet që pranë selisë blu të dorëzojnë platformën për drejtimin e PD-së , tashmë në opozitë, personalitete të cilat janë pjesë e strukturave të PD-së dhe që kanë kontributin e tyre në këtë parti.

Ndërsa flitet ende vetëm në media që kësaj gare do ti bashkohet kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha, deputeti dhe ish kryetari i PD-së Eduart Selami, Aleksandër Biberaj, ende pritet zyrtarizimi i këtyre qëndrimeve përmes deklaratave publike në selinë e PD-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›