Gara për rektor në Gjirokastër, kandidati i vetëm, Jaho Canaj mbyll fushatën

I vetmi kandidat për postin e rektorit në universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër, Prof. Dr Jaho Canaj ka përmbyllur fushatën zgjedhore pas një sërë takimesh të zhvilluara.
Takimet si dhe shkëmbimi i mendimeve nga të gjithë departamentet i kanë vlejtur Canës për të pasuruar programin më të cilëin ai është prezantuar në këto zgjedhje.
Cana u bë pjesë e universitetit të Gjirokastrës që prej vitit 2000 si pedagog në fakultetin e Historisë dhe Gjeografisë, ndërsa deri më tani ka mbajtur postin e zv. rektorit për dy mandate radhazi.
Gazetare: Yllka Ponde
/rtsh.al