E Shtunë, 31 Tetor 2026

Garancia per Rrugen e Arbrit brenda vitit do te nise ndertimi i tunelit

Brenda vitit do të nisë ndërtimi i tunelit për Rrugën e Arbrit. Kjo ka qenë deklarata e deputetit të Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu, në kundërpërgjigje të pretendimeve të kryetarit të PS-së për premtime të pambajtura nga qeveria “Berisha”. Sipas tij, deklaratat e kreut Rama për Rrugën e Arbrit, ishin absurde. 
“Rama nuk ka fakte për t’i mbështetur gënjeshtrat e fundit. Përmes këtij sulmi
ai kërkonte të gënjejë qytetarët. Është vetë Rama që ka bllokuar progresin. Kryetari i PS urdhëroi deputetët të bllokojë financimin e rrugës. Rruga e Arbrit premtimi solemn i Partisë Demokratike, si një rrugë e dytë e kombit. Me gjithë sajesat e Ramës, brenda këtij viti do nisë ndërtimi i tunelit, ndërkohë që 
30 km janë ndërtuar. Gënjeshtra e fundit e Ramës, absurde. Të kërkojë ndjesë publike se ka detyruar deputetë të votojnë kundër kësaj rruge dhe të tjerave”, vuri në dukje Shehu, duke iu kundërpërgjigjur kështu deklaratave që bëri sot kreu Rama gjatë prezantimit të kandidatit për deputet në qarkun e Dibrës, Shkëlqim Cani. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›