Samiti i BE protesta ndaj masave shtrenguese dhe shkurtimeve qeveritare

Rrugët e Brukselit u mbushen nga protestues te cilët kane shprehur kundërshtimin e tyre ndaj shkurtimeve qeveritare.
Paralelisht me protestat është mjaft dhe samiti me pjesëmarrjen e liderëve te BE, te cilët kane nisur bisedimet ne fokus te te cilave janë çështjet e punësimit dhe rritja ekonomike.
Franca, Italia dhe disa vende të tjera kane synuar nxitjen e rritjes miqësore te shpenzimeve per te përballuar problemet, ndërsa Gjermania mbron masat shtrënguese.
Presidenti francez Francois Hollande kerkoi më shumë fleksibilitet në objektivat e buxhetit, të vendosura nga KE
Kryeministri në largim, Mario Monti, argumentoi gjithashtu se vendi i tij qe po përballet me presione financiare, duhet te lejohet te shpenzojë më shumë, në mënyrë që te krijojë më shumë vende pune.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, mbrojti masat shtrënguese, duke thene se konsolidimi i buxhetit, reformat strukturale dhe rritja, nuk janë në kontradiktë, por janë përforcues te përbashkët.
Eurozona ka qenë në recesion per me shumë se 1 vit dhe papunësia ështe aktualisht në 12%. Rreth 26 milionë njerëz ne 27 vendet anëtare të BE, përfshi rreth 7 mln te rinj janë aktualisht pa pune.