E Diel, 1 Nëntor 2026

Gardhi i Kryeministrisë, dhuratë për Parkun Kombetar të Butrintit

Hekurat që u hoqën nga gardhi rrethues i Kryeministrisë do të dërgohen në Parkun Kombëtar të Butrintit, kjo në bazë të një vendimi të qeverisë shqiptare.

Për konsulentin e kryeminsitrit Artan Shkreli e gjithë kjo inicativë e kreut të qeverisë Edi Rama ka edhe një vlerë simbolike, pasi hiqen rrethimet nga institucionet për tu mbrojtur nga populli dhe mbrohen vlera të rëndësishme botërore siç është Butrinti.

Për deputetin e Partisë Socialiste edhe ish-drejtorin e parkut të Butrintit, Auron Tare, për 8 vjet për këtë park nuk është bërë asgjë. Por përveç simbolikes kjo ka edhe anën e praktike, pasi Butriti tanimë do të jetë i mbrojtur.

Gardhi rrethues i Kryeministrisë ishte vendosur aty që prej 14 shtatorit të vitit 1998.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›